Wednesday, 22. April 2026
Sport

Liria mposhtet në fund në Klinë

GS 22/02/2024 1 Min. Lesezeit

Liria e Prizrenit është kthyer pa pikë nga stadiumi “18 Qershori” në Klinë.

Skuadra me renome Liria aktualisht është në vend të fundit të renditjes me 9 pikë të mbledhura.

Dukagjini ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Lirisë në takimin e javës së 21-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Iljasa Zulfiji në minutën e 14-të shënoi për Dukagjinin dhe Rigon Spahiu në minutën e 70-të ka barazuar (1:1).

Në minutat shtetë Dukagjini ngadhënjeu.

Dukagjini renditet në vend të gjashtë me 30 pikë të mbledhura.

Teilen: