Thursday, 28. May 2026
Sport

LISTA/ 5 lojtarët më të dobët të Milanit në këtë sezon

GS 01/11/2024 1 Min. Lesezeit

La Gazzetta dello Sport mendon se Theo Hernandez është një nga lojtarët më zhgënjyes të Milanit deri në këtë pikë të sezonit. Kuqezinjtë e kanë nisur me shumë probleme dhe mangësi kampionatin dhe duket se nuk ka dritë në fund të tunelit, sidomos kur vëren se lojtarët e rëndësishëm nuk po shprehin veten.

Rafael Leao ka qenë në qendër të kritikave, por nuk figuron në një listë që gazeta italiane ka përgatitur me 5 dështimet e sezonit te Milani. Lista nis me 4 mbrojtësit e skuadrës, Malick Thiaw, Fikayo Tomori, Theo Hernandez dhe Emerson Royal, të cilët janë vlerësuar poshtë notës 6.

I fundit, por po aq problematik deri tani, është Ruben Loftus-Cheek, i cili ka një vlerësim mesatar me notë 5,7 dhe konsiderohet se ka luajtur dobët.

LISTA KUQEZI ME PERFORMANCE TE DOBET:

  1. Malick Thiaw – nota 5.38
  2. Emerson Royal – nota 5.44 
  3. Fikayo Tomori – nota 5.66
  4. Theo Hernandez – nota 5.7
  5. Ruben Loftus-Cheek – nota 5.7

Teilen: