Në orën 21:00 të gjithë sytë e futbolldashëve do të jenë në “Aviva Stadium”, Dublin, aty ku do të luhet finalja e Ligës së Europës mes Atalantës dhe Bajer Leverkusenit.

Një sfidë që pritet të jetë tepër e luftuar nga të dyja skuadrat.
Bergamaskët vijnë në këtë duel pasi kanë arritur të mposhtin Sportingun, Liverpulin dhe Marsejën ndërsa nga ana tjetër gjermanët snjohin humbje deri më tani këtë sezon. Ata kanë bërë një sezon të shkëlqyer teksa fituan Bundesligën gjermane, teksa do të kërkojnë sonte trofeun e dytë.
LIVE ATALANTA-BAJER LEVERKUSEN 1-0
12′ Lukman
NGJARJET KRYESORE
12’ GOOOL ATALANTA! Pas zhvillimit të një goditje këndi, pasimi i Zapakostas në qendër devijohet në rrjetë nga Lukman. (VIDEO)
8’ Ruxheri nga e majta harkon në zonë për Skamakan, i cili provon me kokë por nuk gjen dot portën. (VIDEO)
6’ Edhe Hien nga ana tjetër përpiqet të nisë Lukman në thellësi, portieri Kovar kontrollon gjithçka.
4’ Xhaka nis një top nga thellësia drejt zonës, Muso del dhe grushton duke larguar topin.
3’ De Ketelare mundohet të hyjë në zonë në krahun e djathtë, bllokohet nga Hinkapi i cili largon rrezikun.
1’ Nis dueli në Dublin.
FORMACIONET ZYRTARE
Atalanta (3-4-3): Muso; Gjimshiti, Hien, Kolashinaç; Zapakosta, Ederson, Kopmeiners, Ruxheri; De Ketelaere, Skamaka, Lokman | Trajner: Xhan Piero Gasperini
Bajer Leverkusen (3-4-2-1): Kovar; Tapsoba, Tah, Stasisiç; Hinkapie, Palacios, Xhaka, Frimpong; Grimaldo, Virtc; Adli | Trajner: Çabi Alonso

PANORAMASPORT.AL