Saturday, 25. July 2026
Sport

LIVE AUSTRI-FRANCË / Starton takimi në Dyseldorf, “Gjelat” kërkojnë fitoren e parë

GS 17/06/2024 2 Min. Lesezeit

Austria do të përballet me Francën, takim i vlefshëm për Grupin D të Kampionatit Europian 2024.

bandicam 2024-06-17 21-00-24-537

 

Francezët vijnë në këtë ndeshje si favoritët kryesorë për fitimin e trofeut të madh, dhe duhet ta vërtetojnë këtë gjë pikërisht duke mundur në fillim ekipin austriak sonte. Mbape si kapiteni i “Gjelave” është mëse i karikuar për të treguar vlerat e tij dhe për të lënë shenjë në futbollin europian, para se të kalojë te ekipi i tij i ri, Real Madrid.

Nga ana tjetër është Austria, që nuk ka një histori të pasur në kampionatet europiane. Edicionin e fundit ata u eliminuan nga Italia, që më pas shkoi deri në finale dhe fitoi trofeun.

REZULTATI LIVE | AUSTRI-FRANCË 0-0

NGJARJET KRYESORE 

8′ Mbape shpërthen nga krahu i majtë dhe i drejtohet zonës, godet tokazi por gjuajtja pritet nga prtieri austriak. (VIDEO)

5′ Grizman provon edhe njëherë krosimin me zonë por gjen atje Danson që largon topin.

4′ Austriakët shkaktojnë një tjetër faull afër zonës, këtë radhë në dëm të Teo Hernandezit.

3′ Grizman kroson nga goditja e dënimit, me topin që largohet ga mbrojtja austriake.

2′ Austriakët tëashpër që në minutat e para, i shkaktojnë faull Mbapesë.

1′ Starton takimi në Dyseldorf.

FORMACIONET ZYRTARE

AUSTRIA (4-2-3-1): Pentz; Mvene, Vober, Danso, Posh; Sabitzer, Seivald; Grillitsh, Baumgartner, Laimer; Gregoritsh | Trajner: Ralf Ragnik

FRANCA (4-3-3): Menja; Kunde, Upamekano, Saliba, Hernandez; Grizman, Kante, Rabiot; Dembele, Mbape, Turam | Trajner: Didier Deshamp

Capture

PANORAMASPORT.AL

Teilen: