Bolonja-Milan është ndeshja e cila mbyll javën e parë të Serisë. Një ndeshje ku ka shumë kuriozitet rreth paraqitjes që do të bëjnë kuqezinjve, të cilët vijnë nga një edicion i mbyllur me dritë-hije.
Kuqezinjtë kanë bërë lëvizje të rëndësishme në merkato dhe trajneri Stefano Pioli ka vendosur të hedhë në fushë nga minuta e parë tre debutues me Loftus-Çik, Reijnders dhe Pulishiç të cilët do të jenë në fushë që në start ndaj Bolonjës.
LIVE
BOLONJA 0-1 MILAN
11′ Zhiru
NGJARJET KRYESORE
11′ GOOOL MILAN 0-1! Pulishiç i jep një pasim të bukur Zhirusë brenda zonës, ky i fundit me një përpjekje të saktë shkund rrjetën e Skorupskit. Francezi kalon në avantazh kuqezinjtë (VIDEO)
2′ Lykogianis godet drejt portës, por traversa i mohon golin. (VIDEO)
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE
BOLONJA (4-3-3): Skorupski; Posh, Beukema, Lukumi, Lykogianis; Ferguson, Dominguez, Moro; Ndoje, Zirkze, Ebisher.
Trajner: Tiago Mota
MILAN (4-3-3): Menja; Kalabria, Çau, Tomori, Teo Hernandez; Loftus-Çik, Kruniç, Reijnders; Pulishiç, Zhiru, Leao.
Trajner: Stefano Pioli
PANORAMASPORT.AL