Thursday, 20. August 2026
Sport

LIVE INTER-MILAN/ Ndizet finalja e Superkupës, dy raste të arta shënimi (VIDEO)

GS 06/01/2025 2 Min. Lesezeit

Interi dhe Milani përballet prej orës 20:00. Ky takim do të vendosë dhe fituesin e Superkupës së Italisë për vitin 2025.

Screenshot 2025-01-06 182004

Tashmë janë publikuar dhe titullarët e kësaj finale, që merr jetë në stadiumin “Kingdom Arena” të Arabisë Saudite. Simone Inzagi dhe Serxho Konseisao kanë kaluar shumë vite si shokë skuadre dhe kanë fituar gjithashtu trofe, por interesant është fakti që të dy kanë debutuar në Serinë A në të njëjtën ndeshje. Bëhet fjalë për Piaçenca Lacio, e luajtur në vitin 1998.

Konseisao nuk arriti që të linte gjurmë në këtë përballje, ndërsa Simone gjeti rrugën e rrjetës. Sot do të ritakohen si dy trajnerë të dy skuadrave të Milanos që kanë bërë histori në futbollin europian dhe italian.

LIVE: INTER-MILAN 0-0

KOMENTI LIVE: 

23′ Dimarko “flirton” me golin, por Menja bën një pritje spektakolare duke i thënë “jo” italianit (VIDEO). 

15′ Pranë golit Milani me Reijnders, por tentativa e holandezit shkon jashtë kuadratit (VIDEO).

6′ Vendimtare ndërhyrja e Çau, që i largon topin nga këmbët Lautaro Martinez, duke sfumuar një shans të artë të zikaltrve (VIDEO) 

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

Inter: Somer, Bisek, De Vraj, Bastoni, Dumfris, Barela, Çalhanoglu, Mkhitarjan, Dimarko, Lautaro, Taremi

Trajner: Simone Inzagi

Milan: Menja, Emerson, Tomori, Çau, Himenez, Musah, Fofana, Reijnders, Teo, Pulisiç, Morata

Trajner: Serxho Konseisao

PANORAMASPORT.AL

Teilen: