Interi dhe Roma përballen në kuadër të javës së dhjetë në Serie A. Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin “Giuseppe Meazza”.
Interi është aktualisht në vendin e dytë me 22 pikë, një më pak se Juventusi dhe në rast të fitores e ka shansin të rikthehet si lideri i Seria A.
Roma po kalon një formë dhe moment të mirë, ku tria ndeshjet e fundit i ka fituar, mirëpo gjendet në vendin e tetë me 14 pikë.
LIVE
INTER 0-0 ROMA
53′ Dumfris dërgon një pasim në zonën e rreptësisë, por Lorente arrin të largojë rrezikun. (VIDEO)
48′ Çalhanoglu kroson nga goditja e dënimit drejt zonës, Turam gjuan me kokë por topi përfundon mbi traversë. (VIDEO)
por nga afër godet me kokë topin pak mbi traversë.
46′ Nis pjesa e dytë, largohet Pavard dhe në lojë futet Darmian.
45’+4′ Mbyllet pjesa e parë.
45′ Akordohen 3 minuta shtesë.
39′ Lautaro Martinez kontrollon bukur një pasim dhe nga buza e zonës gjuan drejt portës, por pa dashje bllokohet nga një mbrojtës dhe topi largohet. (VIDEO)
27′ Vazhdojnë vërshëllimat e tifozëve të Interit ndaj Lukakaut, sa herë që ish sulmuesi prek topin apo përfshihet në aksion.
24′ Mkhitarian provon me të djathtën, por shënjestra është e gabuar.
15′ Rui Patricio tregohet vendimtar me ndërhyrjen me këmbë duke bllokuar gjuajtjen e Turam në zonë.
6′ Çalhanoglu trondit portën e Romës, por topi ndalet në traversë. (VIDEO)
1′ Starton dueli!
FORMACIONET ZYRTARE
Inter: Somer, Pavard, Açerbi, Bastoni, Dumfris, Barela, Çalhanoglu, Mkhitarian, Dimarko, Turam, Lautaro.
Roma: Rui Patricio, Mançini, Lorente, Ndika, Kristensen, Kristante, Paredes, Bove, ZaleVski, Lukaku, El Sharavi.
PANORAMASPORT.AL