Wednesday, 8. April 2026
Sport

LIVE JUVENTUS-MILAN/ Mbyllet pjesa e parë në Torino, ekipet i drejtohen dhomave të zhvjeshjes në baraspeshë

GS 27/04/2024 2 Min. Lesezeit

Juventusi do të presë Milanin në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në Serinë A.

tuyi

Pavarësisht se titulli kampion u fitua nga Interi, dy skuadrat luajnë për vendin e dytë deri në fund të kampionatit.

Bardhezinjtë vijnë në këtë duel pas barazimit me Kaljarin dhe kuqezinjtë pas humbjes në derbin e Milanos.

Të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren sot në Torino.

LIVE JUVENTUS MILAN 0-0

NGJARJET KRYESORE

45+1′ Vlahoviç humbet rastin më të mirë të ndeshjes. Gjuajtja e serbit nga goditja e dënimit pritet nga Menja. (VIDEO)

31′ Përsëri tregohet e rrezikshme “zonja e vjetër” me anë të Kambiasos. Gjatë ekzekutimit të një goditje këndi, topi devijohet dhe përfundon në këmbët e mesfushorit që godet por nuk ka shënjestër. (VIDEO)

25′ Tani është radha e Milanit për t’u kundërpërgjigjur, Leao provon me një goditje nga distanca por topi shkon jashtë. (VIDEO)

20′ Tentativë tjetër nga ana e bardhezinjve, Kambiaso tenton goditjen në zonë por gjuajtja e tij ishte tepër e dobët. (VIDEO)

14′ Goditja e parë vjen nga vendasit, Gati shkarkon të djathtën nga jashtë zone por goditja e tij shkon shumë lart portës. (VIDEO)

1′ Starton ndeshja në Torino.

FORMACIONET ZYRTARE

ggg

PANORAMASPORT.AL

Teilen: