Saturday, 21. March 2026
Sport

LIVE ROMA-MILANI/ Starton supersfida e javës së tretë, në “Olimpico” luhet vetëm per tre pikët

GS 01/09/2023 1 Min. Lesezeit

Roma dhe Milani do të përplasin “brirët” në “Stadio Olimpico” në supersfidën e javës së tretë të Serisë A.

roma milan

Verdhekuqtë e Murinjos vijnë me vetëm një pikë në dy ndeshje të luajtura.

Nga ana tjetër, kuqezinjtë e Piolit kanë marrë maksimumin në të dyja duelet e luajtura dhe kërkojnë të vazhdojnë me këtë ritëm.

Më në dyshim për Romën ishte Paulo Dibala i cili mori një dëmtim me Veronën dhe duket se nuk ia ka dalë të jetë pjesë e verdhekuqve, por në stol ndodhet i sapoardhuri, Romelu Lukaku. Ndërsa Milani vjen me të njëjtin rreshtim si në fitoren e fundjavës së kaluar me Torinon.

REZULTATI LIVE:

ROMA 0-0 MILAN

RASTET KRYESORE:

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

ROMA: Rui Patricio, Jorente, Smolling, Mançini, Zalevski, Paredes, Kristante, Çelik, Auar, El Sharaui, Beloti.

Trajner: Zhoze Murinjo

MILAN: Menja, Kalabria, Çau, Tomori, Hernandez, Loftus-Çik, Kruniç, Reijnders, Pulisiç, Leao, Zhiru.

Trajner: Stefano Pioli

PANORAMASPORT.AL

Teilen: