• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Live: Shqipëria do fitore ndaj bullgarëve 

17/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

17.10.2023 – 17:33

Një portier i Superiores në stolin e Kombëtares

 
 

Portieri Elhan Kastrati nuk do të jetë prezent në ndeshjen miqësore të Shqipërisë me Bullgarinë, që luhet këtë të martë duke nisur nga ora 18:00 në “Air Albania.

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se Kastrati është i sëmurë me grip dhe nuk mund të jetë në këtë miqësore.

Për këtë arsye trajneri Sylvinho ka ftuar një portier të Kategorisë Superiore në ndeshjen ndaj Bullgarisë.

Portieri i Egnatias, Alen Sherri do të jetë në stol për ndeshjen Shqipëri-Bullgari, duke u bashkuar për here të parë me kombëtaren “kuqezi”.

17.10.2023 – 17:32

Shqipëri – Bullgari, sa bileta janë shitur?

 
 

Ndonëse thjesht një test miqësor, tifozët nuk e lënë asnjëherë vetëm kombëtaren kuqezi, teksa SuperSport mëson se deri pak orë para ndeshjes janë shitur 15 mijë bileta për ndeshjen me Bullgarinë dhe gjasat janë që të kalohet shifra e 17 mijë biletave deri në startin e takimit.

Fill pas fitores me Çekinë, ku kuqezinjtë hodhën një këmbë në Europianin e Gjermanisë, u rrit ndjeshëm interesi edhe për miqësoren ndaj Bullgarisë, aty ku Sylvinho do të ketë mudnësi të shohë në fushë një pjesë të futbollistëve që kanë luajtur më pak gjatë kësaj kohe.

Kjo do të jetë miqësorja e parë e trajnerit Sylvinho në stolin e Shqipërisë, me brazilianin që debutoi në ndeshjen eliminatore ndaj Polonisë në Varshavë, në mars të këtij viti dhe që atëherë ka drejtuar skuadrën në 6 takime eliminatore.

17.10.2023 – 17:32

Sylvinho bën 6 ndryshime te kuqezinjtë, ja formacioni zyrtar për Bullgarinë

 
 

Sylvinho bën 6 ndryshime te kuqezinjtë, ja formacioni zyrtar për Bullgarinë!

Më në fund një miqësore. Pas 6 ndeshejsh zyrtyare, ku ka marrë 13 pikë dhe kryeson grupin eliminator të Gjermani 2024, Shqipëria e Sylvinhos do të përballet me Bullgarinë në një test miqësor në “Air Albania”.

Trajneri Brazilian ka ndarë mendjen për formacionin që do të hedhë në fushë, teksa krahasuar me ndeshjen ndaj Çekisë në eliminatore, ka bërë 6 ndryshime në 11-shen e titullarëve.

Kështu kanë shansin të tregojnë cilësitë e tyre Strakosha në portë, Balliu e Mihaj në mbrojtje, Laçi në mesfushë dhe Muçi e Uzuni në sulm, teksa nga ndeshja me Çekinë konfirmohen vetëm Ajeti, Mitaj, Asllani, Bajrami e Asani.

17.10.2023 – 17:30

Shqipëria do fitore ndaj bullgarëve 

 
 

Shqipëria është gati për miqësoren me Bullgarinë.

Ndeshja miqësore luhet sot në orën 18.00.

Në stadiumin “AIr Albania” pritet atmosferë e bukur futbolli.

Shqipëria – Bullgaria 

Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Mihaj, Ajeti, Balliu, Laçi, Asllani, Bajrami, Asani, Uzuni dhe Muçi.
Bullgaria: Mitov, Petkov, Antov, A. Petkov, M. Petkov, L. Petkov, Gruev, Turitsov, Delev, Rusev dhe Despodov.

Next Post

Shqipëri – Bullgari, miqësorja do të transmetohet drejtpërdrejt në këto kanale televizive

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.