Pavarësisht ndërhyrjeve që ka bërë në dy vitet e fundit në mbrojtje, Real Madrid sërish ka probleme në këtë repart. Për këtë arsye, klubi madrilen ka piketuar emrin e parë që ka si synim kryesor për ta transferuar gjatë verës së ardhshme.
Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin anglez të Bayer Leverkusen, Jarell Quansah, i cili pas transferimit nga Liverpool tek “Aspirinat” në verën e vitit 2025 për 35 milionë euro bashkë me bonuset.
23-vjeçari anglez jo vetëm që është bërë një titullar i padisikuteshëm te Leverkusen, por është rritur shumë si lojtar dhe paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të tejra, mes tyre edhe të Real Madridt, bën me dije BILD.
Pavarësisht interesit serioz të Real Madridit, Liverpooli ende zotëron një “as” të rëndësishëm në garën për lojtarin e dalë nga akademia e tij. Liverpool përfshiu një klauzolë riblerjeje prej 70 milionë eurosh, kur ai u transferua te Leverkusen.
Edhe Arsenali ka shfaqur interesin e tij gjatë muajve të fundit. “Topçinjtë” paraqitën një ofertë të majme prej 65 milionë eurosh për mbrojtësin gushtin e kaluar, të cilën Leverkusen e refuzoi menjëherë.
Një gjë mund të thuhet me siguri, Jarell Quansah do të jetë një nga emrat më të lakuar në merkaton e ardhshme, duke nisur që nga ajo e janarit.