Përveç transferimit të emrave “big” dhe lojtarëve të sprovuar, Real Madrid dhe Milan janë po ashtu në ndjekeje të talenteve të reja. Dy klubet e mëdha kanë një objektiv të përbashkët në merkato.
Bëhet fjalë për sulmuesin 17-vjeçar të Granada, Owen Emeka, i konsideruar si një lojtar tejet premtues dhe që për momentin ka një klauzolë largimi vetëm 15 milionë euro.
Ai po shkëlqen në La Liga 2 te Granada dhe për momentin ka vendosur të përfaqësojë Spanjën, por ka të drejtë të luajë edhe për Nigerinë, që është vendi i origjinës së nënës së tij.
Plani i Real Madridit dhe Milanit është i njëjtë. Në rast se gjehet gjuha e përbashkët me Granada, ai do të huazohet fillimisht te ekipi i dytë i kuqezinjve ose “Los Blancos” për të fituar më shumë ëprvojë dhe gradualisht do të integrohet në ekipin A, por më parë duhet parë cili ekip do të fitojë betejën për transferimin e tij.