Thursday, 23. April 2026
Futboll

Liverpool irritohet me Juventusin për shkak të Alisson Becker. Plani i bardhezinjve nuk iu pëlqen aspak të kuqve

GS 23/04/2026 1 Min. Lesezeit

Ditën e djeshme, mediet italiane raportuan se Juventus ka gjetur gjuhën e përbashkët me Alisson Becker, për transferimin e brazilianit gjatë verës.

Duke qenë se 33-vjeçari hyn në vitin e fundit të kontratës me të kuqtë, Juventus pret të përfitojë nga ky fakt dhe pretendon të arrijë marrëveshjen me Liverpool për një çmim më të ulët se 15 milionë euro, shifër e vendosur nga klubi i kuq për të lënë të lirë portierin brazilian.

Duke qenë se Juventus po përpiqet të ulë tarifën e propozuar të transferimit, ose potencialisht edhe ta heqë qafe atë plotësisht, kjo gjë ka irrituar tej mase drejtuesit e Liverpool-it, raporton “Calciomercato.com”.

Madje, nuk përjashtohet mundësia që Liverpool të nisë bisedimet me klube të tjera të interesuara për portierin brazilian, përveç Juventusit.

Teilen: