• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Liverpool-Real “ndez” Evropën, duel gjigandësh në “Anfield”, Juventus “provë zjarri” kundër Aston Villa-s

27/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrëmja e sotme, rezervon të tjera duele spektakolare në UEFA Champions League.

Spikat veçanërisht përplasja mes klubeve legjendare Liverpul-Real Madrid.

21 tituj kontinental në fushën e lojës mjaftojnë për të dëshmuar të gjithë vëmendjen e jashtëzakonshme që do të ketë në nivel botëror kjo sfidë në Anfilld, ndeshje që për shikuesit shqiptarë përcillet vetëm në Tring.

Anglezët janë në super formë, pasi udhëheqin kampionatin anglez e po kështu kanë bërë edhe më Championsin duke marrë katër fitore në katër ndeshje të luajtura deri tani.

Shqetësimet e the Redsave janë Cimikas, Diogo Zhota, Alison Beker dhe si zakonisht Kieza, ndërsa në krahun tjetër Anceloti ka gjithashtu dhimbje koke për shkak të Vinisiues Xhunior, Karvahal, Militaos Cuameni, Rodrigos dhe Alabas.

11 herë janë përplasur këto dy skuadra me njëra tjetrën gjithmonë në këtë kompeticion. Të kuqtë kanë fituar tre ndeshjet e para, përfshirë finale e 1981, por më pas kanë humbur 7 nga 8 ndeshjet e tjera, përfshirë finalet e 2018 dhe 2022.

Reali në fakt është ekipi që i ka shkaktuar më shumë disfata Liverpulit në Champions Lige dhe po ashtu është ekipi që i ka shënuar më shumë gola plot 17.

Skuadra e Ancelotit ka bërë një edicion Championsi deri tani me shumë ulje ngritje, jo në pritshmërinë e tifozëve pasi kanë marrë vetëm gjysmën e pikëve, dhe gabimi i radhës sonte është i ndaluar.

Dueli tjetër interesant i mbrëmjes së sotme është ai mes Aston Viles dhe Juventus.

Transfertë e vështirë për bardhezinjtë jo vetëm për intensitetin e lojës, karakteristikë e anglezëve, por edhe për faktin që Aston Vila përveçse ka 9 pikë në renditje, në fushën e vet ka mundur Bajernin e Mynihit dhe Bolonjën.

Në Birmingham veç të tjerash trajneri Mota duhet të vuajë mungesa të rëndësishme sikurse Vlahovic, Mk Keni, Bremer, Milik, Niko Gonzales, Kabal dhe Duglas Luiz.

Ndërsa sfidat ë tjera të javës së pestë sonte Bolonja-Lile, Dinamo Zagreb-Dortmund apo Monaco Benfika./vizionplus.tv

Next Post

Sherr masiv mes tifozëve gjermanë dhe serbë para sfidës së Championsit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.