Liverpooli e ka emëruar Andoni Iraolan si trajner të ri të skuadrës, pas shkarkimit të Arne Slotit.
“Të kuqtë” njoftuan për largimin e Slotit të shtunën, një vit pasi holandezi e udhëhoqi skuadrën drejt titullit të Premier Leagues.
Ish-trajneri i Bournemouthit, 43-vjeçari Iraola, i bashkohet Liverpoolit pas suksesit që kishte me skuadrën që përfundoi në pozitën e gjashtë.
Ishte vetëm një pozitë dhe tri pikë prapa Liverpoolit që e siguroi Ligën e Kampionëve.
Bournemouthi në sezonin tjetër do të luajë në Ligën e Evropës.
Spanjolli Iraola në muajin prill njoftoi se do të largohej nga Bournemouthi në këtë verë dhe ishte i lidhur për ta marrë drejtimin e Crystal Palacet apo Milanit.
Por, ka vendosur të transferohet në “Merseyside”, me Liverpoolin që e siguroi Championsin me 60 pikë, që janë shifrat më të ulëta që nga kampanja 2015/16.
Liverpooli i pati 25 pikë më pak se kampioni, Arsenali.
Iraola si pjesë të stafit do t’i marrë me vete ata që i kishte te Bournemouthi, Tommy Elphickun dhe Shaun Cooperin.