Federiko Kieza do të mungojë në ndeshjen e sotme në Ligën e Kampioneve kundër Bolonjës. Sulmuesi i Liverpulit nuk u stërvit me skuadrën e Arne Slotit të martën pasdite dhe trajneri konfirmoi në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes se Kieza nuk është i disponueshëm për ndeshjen e dytë të fazës së ligës.
“Federiko u stërvit me ne dje dhe erdhi sot me disa probleme, dhe nuk pres që ai të jetë në ekip nesër”, tha Slot. “Kjo është për të ardhur keq, por sigurisht për të edhe më shumë. Ai po priste me padurim një natë të Ligës së Kampioneve në ‘Anfield’ dhe veçanërisht sepse ne po përballemi me një ekip italian. Është për të ardhur keq për të, por ai do të jetë atje në të ardhmen, do të ketë shumë net të tjera për të”.
I pyetur për një afat kohor të mundshëm për mungesën e ish-sulmuesit të Juventusit, trajneri holandez shtoi: “Kjo është gjithmonë e vështirë sepse ndodhi dje, por nuk pres që ai të jetë jashtë për një periudhë shumë të gjatë kohore. Por kjo ndeshje nuk është e mundur për të dhe ne duhet të presim dhe të shohim nëse ai mund të arrijë të jetë në ekip të shtunën. Dhe më pas është pushimi ndërkombëtar”.
Diogo Zhota mungoi gjithashtu në stërvitje pas fitores 2-1 të së shtunës së kaluar në Premier Ligë kundër ish-klubit të tij, Uolverhemptonit. Slot, megjithatë, parashikon se portugezi mund të grumbullohet në ndeshjen me Bolonjën. Diogo humbi dy seanca pas ndeshjes kundër Uolvesit. Ai mori një goditje. Unë pres që ai të jetë me ne nesër dhe të jetë i disponueshëm për të luajtur”.
PANORAMASPORT.AL