Wednesday, 4. March 2026
Sport

Llapi-Ballkani, portieri Laroshi “kyç” portën

GS 05/10/2024 1 Min. Lesezeit

Të dielën në Podujevë, në orën 15:00, do të luhet kryendeshja e Superligës së Kosovës mes Llapit dhe Ballkanit. Portieri i talentuar, Vokli Laroshi, do kërkojë të rrisë minutazhin pa pësuar gol dhe ta çoj në 360 minuta në katër takime si titullar.

Cërrikasi i portës llapjane, ka premtuar të ruajë katërkëndorin e tij ndaj kampionëve të Ballkanit. Pritet interes shumë i madh nesër në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ku nuk do të mungojnë dhe tifozët nga Cërriku i Shqipërisë, për të mbështetur portierin me të ardhme, Vokli Laroshi.

Teilen: