Monday, 11. May 2026
Sport

Llapi eliminohet nga Europa League

GS 18/07/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Llapit të Podujevës është eliminuar nga garat e Europa League.

Wisla Krakow, anëtar i Ligës së Dytë dhe fitues i Kupës së Polonisë, e ka eliminuar Llapin.

Ballafaqimi i sotëm mes Llapit dhe Wisla ka përfunduar me fitoren e skuadrës polake me rezultat 1:2. 

Wisla shkoi në rrethin e dytë. Wisla ka fituar edhe takimin e parë në konak të tyre me 2:0.

Në pjesën e parë Llapi ka luajtur më mirë, ndërsa golat bien në pjesën e dytë.

Mysafirët avancuan me golin e Rodados që shënoi me kokë në minutën e 58-të.

Vendasi kundërpërgjigjen shpejt duke barazuar në minutën e 74-të me golin e Tahirit.

Në minutën e 90+të, futbollisti Kiakos shënoi për fitoren e Wisla-s.

Teilen: