Wednesday, 22. April 2026
Sport

Llapi eliminohet nga Kupa, Ferizaj në finale

GS 22/04/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Ferizajt ka avancuar në finalen e Kupës së Kosovës pasi në gjysmëfinale ka eliminuar Llapin.

Pas dy ndeshjeve në gjysmëfinale, Ferizaj ka eliminuar Llapin me rezultatin e përgjithshëm 2:1.

Në fakt, Ferizajt i ka mjaftuar fitorja e ndeshjes së parë – 2:1 në Podujevë, pasi në ndeshjen e kthimit të mërkurën, skuadrat barazuan pa gola.

Gjithashtu, kjo ndeshje pati tensione pasi në fillim të pjesës së dytë u ndërpre për më shumë se dhjetë minuta shkaku i hedhjes së gjësendeve nga tifozët vendas.

Megjithatë, takimi rifilloi por me tribunat e zbrazura.

Në finalen e Kupës së Kosovës, që luhet muajin e ardhshëm Ferizaj do të përballet me Dukagjinin.

Teilen: