KF Llapi ka njoftuar për transferimin e sulmuesit të talentuar, Ammar Munishi.
18-vjeçari, i cili luan në pozitën e sulmuesit, vjen nga futbolli zviceran, ku është zhvilluar në akademitë e FC Laufen, FC Kickers Basel dhe FC Concordia Basel, ndërsa së fundmi ishte pjesë e FC Pratteln.
Sipas njoftimit nga klubi Munishi konsiderohet një futbollist me potencial dhe perspektivë, ndërsa ardhja e tij në Podujevë është pjesë e filozofisë së klubit për të investuar në futbollistë të rinj dhe me potencial zhvillimi.
Teilen: