Shkëlqen Briken Calja në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, që transmetohen në RTSH. Peshëngritësi shqiptar fitoi medalje ari në stilin e shkëputjes, duke ngritur 154 kilogramë, që është edhe një rekord për këtë kompeticion.
Briken Calaj ka garuar sot në kategorinë deri 75 kilogramë. Në stilin e shkëputjes ai ngriti 147 kilogramë në provën e parë. Në provën e dytë peshëngritësi kuqezi ngriti 152 kilogramë dhe në të tretën 154 kilogramë. Tre prova të kaluara me sukses dhe rekord nga Calja për Lojërat Mesdhetare.
Shqipëria kishte marrë tri medalje më parë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, të gjitha në mundje. Medalje ari ka fituar Islam Dudajev, medalje argjendi Zelimkhan Abakarov dhe medalje bronzi Ardit Zeneli.