Thursday, 3. September 2026
Sport

Lojërat Mesdhetare në RTSH/ Kosova e mbyll me rekord, 9 medalje në Taranto

GS 03/09/2026 1 Min. Lesezeit

Nëntë medalje, prej tyre dy të arta, tri të argjendta dhe katër të bronzta është bilanci i suksesit të ekipit kosovar pjesëmarrës në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Pas katër medaljeve në Tarragona 2018, gjashtë në Oran 2022, në Taranto 2026 u thye rekordi me nëntë medalje.

Medaljet e arta u fituan nga boksierja Donjeta Sadiku e karateisti Islam Selmani, të argjendtat nga xhudistja Laura Fazliu e peshëngritësi Kianoush Rostami (2), dhe të bronztat nga katër xhudistët: Akil Gjakova, Shpati Zekaj, Fatjona Kasapi e Flaka Loxha.

Nëntë medaljet e fituara vlerësohen sukses për KOK-un, pavarërisht se pritshmëritë për sukses ishin edhe në taekwondo, atletikë dhe sportet ekipore si futbolli, basketbolli 3X3, hendbolli e volejbolli (m).

Sonte do të mbahet ceremonia mbyllëse ku do t’i dorëzohet flamuri Kosovës si mikpritëse e edicionit të ardhshëm të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Teilen: