Tuesday, 12. May 2026
Sport

Lojërat Olimpike: Franca e Henryt fiton bindshëm ndaj ShBA-së

GS 25/07/2024 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Francës ka shënuar fitore bindëse në ndeshjen e parë të Lojërave Olimpike.

Të udhëhequr nga Thiery Henrz, Franca e mposhti ShBA-në, me rezultat 3-0, ndeshje e cila u zhvillua në ”Stade Vélodrome” në Marseille.

Alexandre Lacazette hapi serin e golave në minutën e 61-të, me një gol të bukur nga distanca.

Supergol realizoi edhe futbollisti i Bayern Munchenit, Michael Olise, duke dyfishuar rezultatin në minutën e 69-të.

Fitoren e Frances e vulosi mbrojtësi Loic Bade, në minutën e 85-të./

Teilen: