• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lojërat Olimpike/ Leon Marchand i pandalshëm, “peshkaqeni” francez fiton medaljen e tretë të artë në not

02/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndoshta është shpejtë për ta krahasuar me Michael Phelps, por sidoqoftë legjenda amerikane e notit është i paralajmëruar, pasi tani ka një rival të denjë, që mund t’i thyejë rekordet.

Ai është Leon Marchand, me notarin francez 22-vjeçar që ka vendosur emrin në historinë e këtij sporti, duke arritur diçka, që askush më parë nuk i ishte afruar.

Marchand triumfoi në finalen e 200 metrave në stil bretkosë, duke fituar medaljen e tretë të artë, teksa më parë kishte fituar edhe në 200 metra flutur, duke u bërë notari i parë në histori që triumfon në këto dy stile radhazi, por olimpiada spektakolare e notarit francez nuk mbyllet këtu.

Në garën e parë të tij në “Paris 2024”, ai mori medaljen e artë edhe në 400 metra stil i lirë dhe të gjitha këto triumfekanë drejtuar prozhektorët nga 22 vjeçari, i cili ka nisur të krahasohet me Michael Phelsps.

Legjenda amerikane mban rekordin e medaljeve të arta olimpike, 28 në total bashkë me ato ekipore. Për momentin Marchand duket larg, por sigurisht është në rrugën e duhur. /i.m /abcnews.al

Next Post

S’ka përmbysje ‘Elbasan Arena’, Partizani i jep fund aventurës europiane

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.