Luka Modriç është zyrtarisht nga dje lojtari më i vjetër që luan në një ndeshje zyrtare të Real Madrid. 39 vjeç dhe 40 ditë është rekordi i kroatit, që u aktivizua si zëvendësues gjatë pjesës së dytë.
Modriç rezultoi zëvendësim i artë për Ançelotin, pasi tre minuta pas aktivizimit asistoi për Vinicius që shënoi golin e fitores. Reali ia doli të fitojë 1 me 2 në transfertën e Selta Vigos.
Ndërkohë kjo ishte dhe ndeshja e 250 për Modriç me fanellën e Realit në La Liga. Një lojtar që po bën mirë dhe në fundin e karrierës së tij.
PANORAMASPORT.AL