• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lojtari i harruar nga Arteta shkëput kontratën me marrëveshje të dyanshme me Arsenalin

01/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mikel Arteta po vazhdon me ‘spastrimin’ e ekipit nga lojtarët të cilët nuk i ka në planet e tij për sezonin aktual.

‘Topçinjtë’ tashmë kishin lejuar largimin e disa yjeve si Emile Smith Rowe, Aaron Ramsdale dhe Eddie Nketiah të cilët u larguan nga ‘Emirates’ gjatë javëve të fundit.

Pa përmendur këtu edhe huazimet si Reiss Nelson, Fabio Vieira dhe Albert Sambi Lokonga.

Megjithatë, Arsenali ka larguar një tjetër mbrojtës i cili ndau rrugët me klubin me marrëveshje të dyanshme.

Bëhet fjalë për Omar Rekik i cili pritet të largohet nga Arsenali sipas raportimit nga Fabrizio Romano, pasi dështoi që të bëjë ndonjë paraqitje për ekipin e parë.

22-vjeçari kishte kërkuar personalisht që kontrata e tij të ndërpritej në mënyrë që të fillojë një kapitull të ri në karrierën e tij.

Pasi shijoi disa periudha huazimi tek Feyenoordi, Manchester City dhe Arsenali si i ri, Rekik kishte luajtur në huazim në pesë klube të ndryshme.

Kjo përfshin huazimin në dy periudha tek Wigan Athletic, aty ku bëri gjithsej 25 paraqitje.

Arsenali në ndërkohë e mbylli afatin kalimtar veror me pesë prurje të reja, teksa janë vënë në kërkim të titullit këtë sezon.

Portieri brazilian Neto iu bashkua atyre nga Bournemouth, ndërsa arritën një marrëveshje me Chelsean për huazimin e Raheem Sterling.

Next Post

VIDEO/ Krisje në kampin e Milanit? Si Leao dhe Teo “injoruan” trajnerin dhe bashkëlojtarët në duelin ndaj Lacios

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.