Mesfushori i Kombëtares së Moldavisë, Valdim Rata ka folur në konferencë për media në prag të ndeshjes Moldavi – Shqipëri, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.
Futbollisti Rata ka thënë se Shqipëria është pran kualifikimet për shkak të mbështetjes së jashtëzakonshme nga tifozeria shqiptare, përkrahje e cila sipas tij i ka ndihmuar të fitojnë ndeshjet e grupit, përcjell lajmi.net.
“Presim një mbështetje të madhe nga tifozeria nesër. Shqipëria na mundi në ndeshjen e parë falë tifozerisë së jashtëzakonshme, që e mbështeste fuqishëm. Falë tyre ata fituan edhe me Poloninë e Çekinë, ndaj edhe ne duam një mbështetje të fortë në sfidën e nesërme. Duam ta kemi në krah lojtarin e 12 dhe shpresojmë që edhe fusha të flasë në favorin tonë”, deklaroi ai.
“Ne e kemi parë në fushë që ata janë skuadra më e fortë e grupit dhe do të jetë ndeshje e vështirë. Jemi para një momenti historik, por nuk duhet të mendojmë për objektivat dhe për shanset e kualifikimit, pasi presioni i tepërt nuk të lejon të japësh maksimumin në fushë. Ne do të hyjmë në fushë të përqendruar dhe gati të fitojmë çdo dyluftim, me shpresën që do të marrim rezultatin që duam. Nuk dua të flas për shanse kualifikimi, apo kombinime rezultatesh”, tha Rata.
Ndeshja Moldavi – Shqipëri luhet të premten me fillim nga ora 18:00.
Shqipëria edhe në rast të barazimit do ta sigurojë matematikisht kualifikimin në Evropian, një ndeshje para fundit të kampanjës kualifikuese./Lajmi.net/