Loriana Kuka e ka kaluar pengesën e parë në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.
Në xhiron e parë të kategorisë deri 78 kilogramë, Kuka e mposhti garuesen sllovene Metka Lobnik.
Kuka e mposhti sllovenen Lobnik me Ippon dhe kështu avancon në rrethin e dytë duke dhënë sinjal se synon podiumin.
Kjo është një nismë e mbarë për Lorianën, duke pasur parasysh se Kuka është xhudistja e fundit nga Kosova që paraqitet në Olimpiadë.
Në rrethin e dytë, Kuka do të përballet me ukrainasen Yelyzaveta Lytvynenko.