Milinkoviç Saviç do të transferohet në kampionatin arab duke u bërë pjesë e skuadrës së Al Hilal. Për shërbimet e mesfushorit serb, klubi arab do të paguajë 40 milionë euro dhe për këtë, Lotito është bindur që ta lërë të lirë lojtarin.

Ndërkohë, presidenti i Lacios ka folur për largimin e mesfushorit dhe shprehet se për të ka refuzuar edhe një ofertë të majme në shumën e 140 milionë eurove nga Milani, por shton se nuk është penduar për vendimin e marrë.
“Nuk do e shisja, do i ofroja rinovim dhe rritje page por Sergei zgjodhi për të ardhmen e tij. Kam zgjedhur të refuzoj një ofertë 140 milionë euro nga Galiani për te Milani dhe nuk jam penduar për këtë. Ai do të ofronte 60 milionë menjëherë dhe 80 milionë të tjera do t’i paguante për 5 vite”, u shpreh presidenti.
PANORAMASPORT.AL