PSG-ja do të presë nesër në mbrëmje Milanin në duelin e vlefshëm për raundin e 3-të në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Në prag të kësaj sfide, trajneri i parizienëve, Luis Enrike ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp.
“Nesër do të jetë një ndeshje si çdo ndeshje tjetër. Ky takim mund të jetë i rëndësishëm për të gjithë. Ne jemi të kënaqur me atë që po bëjmë. Kemi dy përplasje direkte, të shohim. Deri në fund të ndeshjeve të grupeve, nuk do të dihet se kush do të kualifikohet. Për ne janë dy ndeshje shumë të rëndësishme sepse do të ndikojnë në rrethanat e dy të tjerave. Milani, skuadër e madhe, gjithmonë ka luajtur në gara të mëdha dhe si të gjitha skuadrat ka ulje dhe ngritje. Për mendimin tim Milani po bën shumë mirë tani”, tha ai.
PANORAMASPORT.AL