• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Luis Enrique konfirmon largimin e Kylian Mbappe nga PSG: Duhet të mësohemi pa të

06/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Luis Enrique jep konfirmimin se Kylian Mbappe do të largohet nga PSG. Pas ndeshjen me Real Sociedad në Champions League, trajneri I skuadrës franceze nuk është fshehur më, por ka folkur qartë, mbi atë që në fakt vijon të raportohet përgjatë ditëve të fundit.

“Ju e dini mendimin tim për Mbappe. Ai është lojtari më I mirë në botë, I cili mund të shënojë 50 gola dhe të dhurojë 25 asiste brenda një sezoni, në çdo skuadër të mundshme. Megjithatë, fatkqetësisht, Kylian nuk do të jetë me ne në një të ardhme të afërt, kështu që duhet të mësohemi të luajmë pa të”, ka thënë takticieni spanjoll.

E ardhmja e Mbappe ende nuk është qartësuar përfundimisht, por hamendësimet, e lidhin ngushtë me një transferim tek Real Madrid. Madje, sikurse është bërë me dije nga mediat ndërkombëtare, sulmuesi në fjalë është duke negociuar kontratën që do të firmosë me Los Blancos. Bëhet fjalë për një paketë 5 vjeçare, me të paktën 20 milionë euro neto në sezon.

Gjithësesi, teksa çdo gjë mbetet për t’u konfirmuar, këtë edicion, Mbappe vijon të jetë lokomotiva e skuadrës pariziene. Në 34 ndeshje të luajtuar në të gjitha kompeticionet, 25 vjeçari ka shënuar 34 gola, e ka dhënë 7 asiste për shokët e skuadrës.

Next Post

Drita eliminon Dukagjinin me penallti, avancon në gjysmëfinale

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.