Luka Donçiç dhe Los Anxheles Lejkers janë tashmë në bisedime për të zgjatur kontratën e yllit slloven për tri sezone, nga të cilat lojtari dhe 165 milionë dollarë, sipas gazetarit Bobi Marks të “ESPN”.
Basketbollisti 26- vjeçar ndihet shumë rehat në Los Anxheles dhe dëshiron të zgjasë kontratën e tij për vitet e ardhshme, ndërsa Lejkersat vazhdojnë ta konsiderojë atë si qendrën e projektit të ardhshëm.
Donçiç u shkëmbye nga Dallas Maveriks te Lejkers në muajin shkurt, një veprim që e pengoi atë të nënshkruante “Zgjatjen Supermax” këtë verë ose zgjatjen maksimale të kontratës së tij: pesë vite dhe 346 milionë dollarë. Ai nuk arriti të përmbushte një nga tri kërkesat e NBA-së për ta pranuar atë, të mos kishte ndryshuar ekip që nga zgjedhja e tij në DRAFT.
Lejkers trashëguan kontratën e sllovenit nga Maveriks: 43 milionë dollarë këtë sezon, 45.9 milionë dollarë në 2025-26 dhe 48.9 milionë dollarë në 2026- 27 (kjo e fundit është një opsion për lojtarin). Zgjatja e kontratës që ish-lojtari i Real Madridit po negocion me Los Anxheles Lejkers do të ishte për tri sezone (2025-26, 2026-27 dhe 2027-28) dhe 165 milionë dollarë, me një opsion nga lojtari për sezonin 2028-29.
Palët e përfshira do të duhet të presin deri më 2 gusht, gjashtë muaj pas shkëmbimit që e dërgoi atë në Los Anxheles, për të finalizuar marrëveshjen.
Një tjetër mundësi do të ishte që lojtari të zgjidhte një zgjatje 4-vjeçare për 229 milionë dollarë, me pagën e vitit të parë që zëvendëson opsionin aktual për sezonin 2026-27, në vend të një zgjatjeje trevjeçare për 160 milionë dollarë. Që kur u transferua te Lejkers, Luka Donçiç ka luajtur në 33 ndeshje, duke shënuar mesatarisht 28.5 pikë, 7.9 kërcime, 7.3 asiste.