“El Clasico” e 28 tetorit ka qenë e 255-ta mes Bracelonës dhe Real Madridit, takim i cili u fitua nga madrilenë me rezultat 2-1. Në këtë ndeshje u vendosen disa statistika që do të mbahen mend, ku padyshim me peshë ishte debutimi me dy gola i Xhud Belingham në “El Clasico”.
Trajneri Karlo Anceloti plotësoi sot shifrën e 250 ndeshjeve në krye të stolit të Realit.
Në këtë takim, Luka Modriç u bë lojtari më i vjetër i Real Madridit që ka luajtur ndonjëherë në “El Clasico”, 38 vjeç e 49 ditë. Përveç këtij rekordi, kroati arriti edhe një jubile tjetër, ai luajti ndeshjen e tij të 500-të për “Los Blancos”.
“Jam shumë i lumtur dhe krenar që arrita shifrën prej 500 ndeshjesh për klubin më të madh në botë. Vërtet jam jashtëzakonisht krenar”, tha Luka Modriç pas fitores 2-1 që real Madridi arriti si mysafir i Barcelonës.
🤩 @LukaModric10: “Es un orgullo lograrlo con el club más grande de la historia”.
📺 ¡No te pierdas nada del pospartido de #ElClásico, en #RMPlay!
🔗 https://t.co/P87b9TnCVT pic.twitter.com/6z03r5seDo— Real Madrid C.F. (@realmadrid) October 28, 2023
;
PANORAMASPORT.AL