Saturday, 29. August 2026
Sport

Lukaku shfaqet mbipeshë, sulmuesin e mban larg Juventusit edhe… peshorja

GS 05/08/2023 1 Min. Lesezeit

Të gjithë interistët e mbajnë mend vitin 2019 dhe faktin që Romelu Lukaku u paraqit në stërvitje, me peshoren që i kalonte bindshëm 100 kilogramët. Por edhe sivjet, teksa po stërvitet veçmas, në pritje që të falet nga Çelsi dhe për t’iu bashkuar grupit dhe trajnerit Poçetino, në pritje të sinjaleve nga Torino, Romelu Lukaku duket se edhe kjo verë e ka gjetur mbipeshë.

lukaku

Ndonëse gjiganti belg nuk nguron që të tregojë në rrjetet sociale muskujt e tij, lajmet pranë lojtarit thonë se edhe sivjet 30-vjeçari duket se i ka shtuar ndjeshëm kilogramët dhe për një futbollist me fizikun e tij, duhen të paktën 2-3 muaj që të arrijë formën, siç ndodhi edhe kur Konte dhe Pintus vendosën ta shtrydhin dhe vetëm pasi humbi mes 10- 15 kilogramëve Lukaku nisi që të bënte diferencën.

Dhe ky lajm ndoshta ka rrjedhur nga vetë Juventusi, i cili fakti që po vonon mund të jetë edhe arsyeja e peshës dhe e formës aktuale të Lukakut. Pasi dihet, mërzia shpesh herë të shëndosh…

PANORAMASPORT.AL

Teilen: