Romelu Lukaku është rikthyer te Chelsea pas huazimit një vjeçar te Roma.
Sulmuesi belg nuk do të rikthehet më në Olimpico, pasi Roma nuk e ka ndërmend të paguaj 40 milionë e kërkuar nga Chelsea dhe e ardhmja e tij është te Napoli.
Megjithatë vet Lukaku ka thënë se një ditë do të rikthehet te Anderlechti, skuadër që e ka nisur karrierën e tij.
“Ky rikthim në Anderlecht me siguri do të ndodhë, shumë më shpejt se sa mund të mendoni”, tha Romelu Lukaku.
“Më mungon nëna ime, fëmijët e mi, kam lënë vendin tim në tetëmbëdhjetë vjeç dhe do të kthehem”.
“Por tani ka rëndësi vetëm kombëtarja dhe e ardhmja. Ne duhet të mbështesim lojtarët që na japin dhe që kanë bërë një punë të mirë”.
“I kërkoj mediave: Mos hidhni më benzinë zjarrit. Ecim përpara”, tha Lukaku.
Lukaku bëri mirë gjatë periudhës së tij të dytë të huazimit në Itali, duke shënuar 21 gola dhe katër asistime, por raportet e shumta të besueshme këmbëngulin se Chelsea po planifikon të shesë me një çmim të caktuar tashmë.