Tuesday, 26. May 2026
Sport

Lushkja: Goli? Më mirë të fitonte Egnatia

GS 26/10/2024 2 Min. Lesezeit

Regi Lushkja, i vlerësuar si lojtari më i mirë i ndeshjes Egnatia – Dinamo 1-1, foli për fitoren e munguar, duke shprehur keqardhjen për mënyrën se si shkoi loja.

“Në ndeshjet e fundit kishim disa mendime se kush do të godiste penalltinë. E humbi Vuthaj dhe patëm bisedime me trajnerin, u vendos ta ekzekutoja unë.

Më vjen keq se kemi bërë ndeshje të mirë, e patëm nën kontroll. Më mirë të fitonim se të shënoja gol.

Kemi manovrën tonë që e nisim nga portieri, për të luajtur poshtë. Unë jam si numër 10, e bëj manovrën që kur fillon del topi nga qendra e mbrojtjes dhe mesfushës të futem në qendër dhe të shërbej. Pak rëndësi ka të godas portën, e rëndësishme të bëj manovrën si duhet.

Të them të drejtën, ndeshjet e fundit jemi ndëshkuar me karton të kuq dhe jemi detyruar të ndryshojmë dhe skemën dhe manovrën.

Detyrat që na jep trajneri mundohemi të bëjmë çfarë është e mundur, të bazohemi te ai. Pavarësisht se ndryshohen dhe lojtarët, për mendimin tim,  është diçka e mirë për ne. Mund të ndodhë rrallë të kemi konfuzione. Mendoj se e kemi zhvilluar mirë sot manovrën tonë”, u shpreh Lushkja.

 

Teilen: