• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Magani: Nuk dorëzohemi, ‘ilaçi’ për lojtarët është besimi

10/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tri humbje radhazi në kampionat për një ekip si Tirana janë shumë, por Gugash Magani kërkon të mbajë moralin lart, duke vlerësuar paraqitjen e skuadrës së tij pas humbjes me Vllazninë.

“Renditja është pa diskutim pjesë kryesore e këtyre momenteve të këqija që po kalojmë. Jo vetëm ne, të gjithë kanë momente të këqija. Sot, për hir të së vërtetës, kemi bërë ndeshje shumë të mirë në pjesën e parë. Mund ta kishim mbyllur ndeshjen në 2-3 situata.

Edhe në të dytën nuk luajtëm keq. Mënyra se si pësuam golat, është pasiguri, se në momente të veçanta duhet të jemi më të kujdesshëm dhe duhej ta mbyllnim që në pjesën e parë. Siguria vjen me rezultatin, jam i kënaqur me skuadrën, jo rezultatin. Jemi në pozita të vështira, nuk do dorëzohemi kurrë. Nuk i fola fare skuadrës, do të analizojmë gjithçka, por me qetësi sepse jemi në një moment të vështirë.

Ilaçi është besimi që do u japim lojtarëve se janë aktorët. Kemi bërë merkato, por nuk i kemi të gatshëm, kishim mungesa. Ata që luajtën në pjesën e parë e merituan plotësisht, edhe të tjerët, por kur pëson, nuk ke çfarë thua më shumë.

Ne kemi përgjegjësi, unë si trajner kam përgjegjësitë e mia, do të mundohem shumë që me eksperiencën që kam, se gjithmonë kam marrë risqe, këtë presion të mos e transmetojmë te lojtarët, por t’u japim besim se kampionati është i gjatë dhe do të dalim nga kjo gjendje e pazakontë për Tiranën”, tha Magani. 

Next Post

Investimet në infrastrukturë, drejt përfundimit punimet në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.