Harry Maguire thotë se shpreson që Marcus Rashford të qëndrojë në te Manchester United këtë verë. Sulmuesi nuk ka qenë titullar në ndeshjet e deritanishme të “djajve të kuq”, por gjithnjë i ka nisur ato nga stoli.
Ai u rikthye në klub pas huazimeve në Aston Villa dhe Barcelona. Rashford veshi fanellën me numër 9 edhe në kampionat, por ende nuk është konfirmuar 100% prania e tij në skuadër për sezonin e ri.
Maguire, beson se Rashford mund ta përmirësojë skuadrën nëse qëndron. “Si lojtarë, shpresojmë që ai të qëndrojë, sepse nëse qëndron, është një aset i madh për t’u pasur. Ai mund të na përmirësojë me siguri. ”, tha Maguire për shtypin.
“E patë kur hyri në fushë, ai kërcënoi shumë mirë mbrojtjen. Mund të kishte shënuar. Ai është një kërcënim i madh. Kam luajtur me Marcus për shumë vite dhe e di që të luaj kundër tij dhe të luaj me të në stërvitje do të na ndihmojë,”, tha Maguire.