Sunday, 17. May 2026
Sport

Makthi i portierëve te Milani, kundër Juves humb edhe Sportielon

GS 19/10/2023 1 Min. Lesezeit

Nuk kanë fund lajmet e këqija për Milanin para sfidës me Juventusin. Pas Majk Menja dhe Teo Hernandez të cilët nuk do të jenë prezent në fundjavë për shkak të kartonëve, tashmë do të mungojë dhe portieri i dytë, Marko Sportielo.

sportielo

Gardiani italian ka marrë një dëmtim në stërvitje, kështu që kuqezinjtë do të duhet t’i bëjnë llogaritë pa zëvendësuesin e Menjas, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth dy muaj.

Vendin e tij pritet ta zërë 40-vjeçari, Antonio Mirante, portieri i tretë i kuqezinjve.

mirante menja

PANORAMASPORT.AL

Teilen: