Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Giovanni Malagò, ka njoftuar se emërimet e drejtorit teknik dhe trajnerit të kombëtares do të finalizohen brenda një jave.
Malagò ende nuk ka kontaktuar askënd, pasi dëshiron të përcaktojë së pari rolin e drejtorit teknik (një pozicion për të cilin po përflitet emri i Maldinit).
“Çështja e drejtorit teknik dhe trajnerit kryesor është jashtëzakonisht urgjente dhe gjithçka është e ndërlidhur. Megjithatë, gjithçka do të përfundojë brenda një jave.” Kjo u deklarua nga Presidenti i FIGC-së, Giovanni Malagò, gjatë konferencës për shtyp pas mbledhjes së këshillit federal.
Lidhur me zgjedhjen e trajnerit kryesor, ai shtoi: “Nuk kam folur në telefon dhe as nuk kam kontaktuar ende me askënd. Kam vendosur një rregull për veten time që kjo do të ndodhte vetëm pasi të plotësohet pozicioni i drejtorit teknik. Nuk mund të them nëse jam afër një vendimi apo jo, por po punoj shumë për këtë. Kam lexuar shumë emra, një më shumë se të tjerët. Nuk mund ta konfirmoj dhe as ta mohoj. Shpresoj që ky rol të plotësohet së shpejti”.