Tuesday, 12. May 2026
Sport

Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Kida

GS 26/07/2024 1 Min. Lesezeit

Qëndrim Kida më nuk është trajner i skuadrës së Malishevës.

Ekipi nga Superliga e Kosovës në futboll, ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me Kidën, të cilit i ka dëshiruar suksese në të ardhmen.

Në fakt, në njoftimin e Malishevës thuhet se trajnerit Kida i ka skaduar kontrata dhe tashmë janë në kërkim të një timonieri të ri.

Nën drejtimin e Kidës, skuadra e Malishevës arriti suksese të jashtëzakonshme.

Sezonin e fundit, përfundoi e katërta në Superligë kurse këtë sezon për herë të parë debutoi në garat evropiane.

U paraqit në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, por u eliminua nga Buduqnosti i Podgoricës me rezultatin e përgjithshëm 3:1.

Kandidatë potencial për ta zëvendësuar Kidën në krye të Malishevës, po përmenden Bekim Isufi dhe Arbnor Morina.

Teilen: