Sunday, 28. June 2026
Sport

Malta fiton Evropianin ndaj Shqipërisë në garën e shteteve të vogla, Kosova e treta

GS 28/06/2026 1 Min. Lesezeit

Malta është shpallur kampione e Evropës për shtetet e vogla në basketboll për vajza, pasi në finalen e zhvilluar në palestrën sportive “Karagaç” në Pejë e ka mposhtur Shqipërinë me rezultat 72:55.

Skuadra malteze ka dominuar në ndeshjen finale dhe e ka ngritur trofeun e kampiones, ndërsa Shqipëria është dashur të kënaqet me medaljen e argjendtë.

Ndërkohë, kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur kampionatin me fitore bindëse, duke siguruar vendin e tretë dhe medaljen e bronztë. Kosova ka triumfuar ndaj Armenisë me rezultat të thellë 86:48 në ndeshjen për vendin e tretë.

Kosova ka zhvilluar një paraqitje shumë të mirë, duke kontrolluar ndeshjen nga fillimi deri në fund dhe duke mos i lënë asnjë mundësi kundërshtarit për t’u rikthyer në lojë.

Kampionati është zhvilluar në Pejë, ku për disa ditë me radhë qyteti ishte nikoqir i ndeshjeve të këtij turneu ndërkombëtar.

Teilen: