Saturday, 22. August 2026
Sport

​Man United e nis sezonin me disfatë, Hull City shkakton befasinë

GS 22/08/2026 2 Min. Lesezeit

Manchester United ka nisur në mënyrën më të keqe sezonin e ri në Premier Ligë, pasi është mposhtur 2-0 në udhëtim nga Hull City.

“Djajtë e Kuq” nuk arritën të gjenin golin në debutimin e tyre në sezonin 2026/27, ndërsa vendasit e shfrytëzuan në mënyrë të përkryer avantazhin e fushës.

Hull City kaloi në epërsi në minutën e 17-të, kur Semi Ajayi realizoi për 1-0. Vendasit vazhduan të ishin më efikasë dhe para përfundimit të pjesës së parë e dyfishuan epërsinë.

Në minutën e 38-të, Nobel Mendy shënoi për 2-0, duke i dhënë Hull Cityt një avantazh të rëndësishëm para pushimit.

Në pjesën e dytë, Manchester United u përpoq të reagonte dhe rriti presionin në kërkim të golit, por mbrojtja e Hull Cityt rezistoi deri në fund.

Kështu, Hull City mori tri pikë të mëdha, ndërsa Manchester United e nis sezonin me një disfatë të papritur.

Për trajnerin Michael Carrick, ky është një start zhgënjyes në sezonin e ri, me “Djajtë e Kuq” që do të kërkojnë reagim në ndeshjen e ardhshme.

Teilen: