Wednesday, 2. September 2026
Sport

Manaj nuk ndalet, 2 gola në 9 minuta dhe merr kreun e golashënuesve

GS 02/09/2026 1 Min. Lesezeit

Rey Manaj ishte protagonisti absolut në sfidën Sivaspor – Mardin, duke realizuar dy gola.

Sivaspori e pa veten në disavantazh të dyfishtë, por sulmuesi i Kombëtares shqiptare mori përsipër të ndryshojë fatin e ndeshjes.

Në minutën e 62-të, Manaj shënoi golin e parë, ndërsa vetëm nëntë minuta më vonë realizoi edhe të dytin, duke barazuar rezultatin.

Me këto dy gola, 29-vjeçari shkon në 5 gola pas pesë javësh në Ligën e Parë turke dhe kryeson renditjen e golashënuesve. Një nisje fantastike sezoni për sulmuesin shqiptar.

Teilen: