Mançester Siti ka zhvilluar një sezon fantastik duke fituar titullin kampion dhe në garë për të fituar tripletën e këtij sezoni. Përveç titujve të fituar, skuadra e Guardiolës ka thyer një sërë rekordesh, si në pikë të grumbulluara ashtu edhe në gola të shënuar.
Rekordet e Sitit në Premier Ligë nën drejtimin e Pep Guardiolës
– Mançester Siti u bë klubi i pestë i ndryshëm i cili triumfon në Premier Ligë në tri sezone radhazi, pas Hadërsfilldit, Arsenalit, Liverpulit dhe Mançester Junajtidit (dy herë).
– “Qytetarët” janë i vetmi klubi në Premier Ligë i cili ka shënuar 100 gola në shtëpi gjatë një sezoni të vetëm në të gjitha kompeticionet, duke e bërë dy herë këtë (2018- ‘19 dhe 2022-‘23).
– Goli i dytë i Leroi Sanesë ndaj Mançester Junajtidit në prill 2019 ishte i 157-ti në të gjitha kompeticionet për sezonin 2018-‘19, një rekord i ri i të gjitha kohërave vendosur nga një klub anglez.
– Mançester Siti i ka fituar të nënta ndeshjet zyrtare të muajit janar, më shumë se çdo klub tjetër në katër kategoritë e para të futbollit anglez gjatë një muaji të vetëm kalendarik që prej krijimit të Ligës së Futbollit në vitin 1888.
– Suksesi 3-1 i Sitit në tranfertë me Evertonin në shkurt 2021 vendosi një rekord të ri prej 10 fitoresh radhazi në kampionat për një klub anglez në fillim të vitit kalendarik.
– Fitorja 2-0 e Sitit ndaj Borusia Mynshengladbahut në shkurt 2021, vendosi një rekord të ri për klubet angleze prej 12 fitoresh radhazi në transfertë.
– Fitorja 2-1 e Sitit ndaj Uest Hemit në shkurt 2021 ishte e 20-ta radhazi në të gjitha kompeticionet, një rekord për një klub të kampionatit anglez.
– Fitorja ndaj Njukasëllit në maj 2021 vendosi një rekord të ri për numrin e fitoreve radhazi në transfertë në kampionat në historinë e katër kategorive të para të futbollit anglez (12).
– Suksesi i Sitit 4-0 ndaj Njukasëllit në dhjetor 2021 ishte e 34-ta e atij viti kalendarik, një rekord i ri në futbollin anglez për numrin e fitoreve të kampionatit gjatë një viti kalendarik. Ajo ishte gjithashtu fitorja e 18-të në transfertë e kampionatit atë vit, më shumë se çdo klub tjetër i kampionatit ka regjistruar në historinë e futbollit anglez.
PANORAMASPORT.AL