Pas Irgi Kasallës një tjetër futbollist i Vorës transferohet në Ukrainë. Serjan Repaj do të vazhdojë karrierën e tij tek Epitsentr Kamianets, skuadër që militon në elitën e futbollit ukrainas.
Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale Vora ka zyrtarizuar largimin e 25-vjeçarit, që u aktivizua në 33 ndeshje sezonin e kaluar me skuadrën e drejtuar nga Bellai.
“Futboll Klub Vora konfirmon largimin e Serjan Repaj, i cili do të vazhdojë karrierën e tij te FC Epitsentr Kamianets.
Gjatë kohës së tij me fanellën e Vorës, Serjani dha një kontribut të rëndësishëm për klubin, duke treguar përkushtim, profesionalizëm dhe karakter si brenda ashtu edhe jashtë fushës.
Klubi i uron Serjanit suksese në aventurën e re dhe në vazhdimin e karrierës së tij”, shkruhet në njoftimin e klubit.