Saturday, 16. May 2026
Sport

Mançester Siti rrezikon të mbetet jashtë Champions, Guardiola: Çdo pikë, vendimtare

GS 19/04/2025 1 Min. Lesezeit

Ndeshja e sotme ndaj Evertonit përfaqëson nëj udhëkryq për Mançester Sitin. Vendi i pestë (i fundit që mundëson praninë në Champions) dhe 55 pikë nuk e lënë të qetë Pep Guardiolën, që ndien rrezikun e parakalimit nga Aston Vila dhe Çelsi, që kanë vetëm një pikë më pak.

guardiola

Duke folur për ndeshjen e sotmë, trajneri i “Qytetarëve” deklaroi: “E dimë se sa rëndësi ka Champions-i për të ardhurit e klubit, por edhe për të motivuar lojtarët që kërkojmë në merkato. Unë nuk ankohem shumë për atë që më jep jeta.

Ky është sport, ndonjëherë nuk performon mirë dhe nuk e meriton të jesh në majë. Shpresojmë që sezonin e ardhshëm të jemi me klubet e mëdha në Europë dhe t’i sfidojmë më mirë se sa kemi këtë sezon”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: