• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Manchester City gjobitet me mbi 2 milionë paundë

01/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Manchester City është gjobitur me më shumë se 2 milionë paundë për vonimin e nisjes dhe rifillimeve të ndeshjeve të Premier League 22 herë gjatë dy sezoneve të fundit.

Klubi pranoi se kishte shkelur rregullat e Premier League kur vonuan nisjen ose rifillimin pas pjesës së parë në shumë raste “pa arsye”.

Kampionët e Premier League vonuan rifillimet tetë herë në sezonin 2022-2023 dhe u gjobitën me 390 mijë paundë.

Në sezonin 2023-2024 kishte 14 shkelje dhe gjobat arritën në 1.7 milionë pandë, me nisjen e pjesës së dytë të vonuar 11 herë dhe nisjen e ndeshjes të vonuar katër herë.

Dënimet varionin nga një paralajmërim për shkeljen e parë në një ndeshje kundër Crystal Palace më 27 gusht 2022 deri te sanksioni më i madh prej 200 mijë paundë, të cilin e morën për vonesën më të gjatë prej dy minutash dhe 46 sekondash.

Kjo ndodhi gjatë fitores së tyre 3-1 ndaj West Ham më 19 maj 2024, kur ata siguruan titullin e katërt radhazi të Premier League në ditën e fundit të sezonit.

Fitorja e tyre 1-0 në shtëpi ndaj Newcastle më 19 gusht 2023 përfshinte një nisje të vonuar dhe rifillim, dhe 12 nga shkeljet gjatë dy sezoneve ndodhën në ndeshjet në shtëpi.

Në marrëveshjen e sanksioneve, Premier League tha se klubi kishte “kërkuar falje për shkeljet e pranuara dhe konfirmoi se ka kujtuar lojtarët dhe ekipet e menaxhimit të futbollit për përgjegjësitë e tyre”.

“Rregullat që lidhen me nisjet dhe rifillimet ndihmojnë në sigurimin e organizimit të garës në standardin më të lartë profesional të mundshëm dhe ofrojnë siguri për tifozët dhe klubet pjesëmarrëse,” thuhej në deklaratë.

“Ato gjithashtu sigurojnë që transmetimi i të gjitha 380 ndeshjeve të ligës në mbarë botën të mbahet sipas orarit”.

 

 

 

 

 

Next Post

Nuk deklaruan listëpagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të lojtarëve, dërgohet për gjykim klubi i Futbollit Tirana dhe administratori

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.