Thursday, 20. August 2026
Sport

Manchester City lë pas krizën, arrin fitoren e dytë radhazi

GS 05/01/2025 1 Min. Lesezeit

Manchester City ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Premierligë.

“Citizens” triumfuan 4-1 në shtëpi ndaj West Hamit, në kuadër të javës së 20-të në elitën e futbollit anglez.

Coufal me autogol kaloi vendasit në epërsi në minutën e 10-të të ndeshjes.

Erling Haaland e dyfishoi epërsinë me një gol në minutën e 42-të pas asistit nga Savinho.

Kombinimi Savinho-Haaland u konkretizua edhe në minutën e 55-të kur sulmuesi norvegjez realizoi për 3-0.

Phil Foden shënoi për 4-0 në minutën e 58-të.

E gjitha çfarë arriti të bëjë West Ham ishte goli i nderit nga Fullkrug në minutën e 71-të.

Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e gjashtë, vetëm dy më pak se vendi i katërt.

 

 

Teilen: