Lajm shumë i keq për Manchester Cityn dhe për ambiciet e Pep Guardiolës. Rodri në fakt e mbylli sezonin pas dëmtimit të pësuar në startin e ndeshjes ndaj Arsenalit.
Siç mësohet nga Marca, testet që spanjolli iu nënshtrua në Mançester nxorën në pah këputjen e ligamentit të kryqëzuar në gjurin e tij të djathtë, ndonëse diagnoza përfundimtare do të bëhet më pas, kur lojtari do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme në Spanjë.
Rodri ka udhëtuar drejt Madridit për t’iu nënshtruar një testi të ri për të konfirmuar dëmtimin e rëndë. Mesfushori fatkeq, kandidat për të fituar Topin e Artë, synon të vizitojë edhe disa specialistë për të marrë një vendim lidhur me operacionin.